Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

MAPL: Kryeqyteti ndryshoi rregulloren për kujdestaritë e barnatoreve në kundërshtim me ligjin

Vendi  |  07.03.2024 Ora 14:07   
Ndryshim-plotësimet që Komuna e Prishtinës i miratoi në dhjetor në Kuvend Komunal rreth rregullores për orarin e punës së bizneseve, janë vlerësuar nga MAPL-ja në kundërshtim me ligjin.

Kjo për shkak se ato u bënë pa dëgjim publik. Edhe pse ka kaluar afati prej 30 ditësh që MAPL-ja i dha Komunës së Prishtinës, ende nuk janë bërë ndryshimet e kërkuara. Në komunë i arsyetuan vonesat me mos mbajtjen e seancave që nga janari.


Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal e ka vlerësuar si të kundërligjshme rregulloren e Komunës së Prishtinës për ndryshim-plotësimet e bëra më 22 dhjetor të vitit të kaluar rreth orarit të punës së bizneseve.

Gjashtë ditë pas miratimit në Kuvendin Komunal një specialist i farmacisë klinike bëri ankesë për ligjshmërinë e kësaj rregulloreje që përfshinte ndryshimin e orarit dhe kujdestaritë e barnatoreve pa dëgjim publik.

Në MAPL thanë se është në kundërshtim me dispozitat e legjislacionit në fuqi dhe e obliguan komunën që brenda afatit prej 30 ditësh t’i ndërmarrin veprimet e nevojshme.

“Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), ka vlerësuar se Rregullorja Nr. 01-030/01-236529/23, e datës 22.12.2023, për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës së organizatave të biznesit në Komunën e Prishtinës, 01 Nr.110-1203, e datës 16.06.2010, e miratuar nga Kuvendi i Komunës së Prishtinës, është në kundërshtim me dispozitat e legjislacionit në fuqi”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.

Edhe pse ka kaluar afati prej 30 ditësh Kuvendi Komunal i Prishtinës nuk i ka bërë ndryshimet e kërkuara nga MAPL-ja.
Drejtori i Shëndetësisë, Izet Sadiku, i arsyeton vonesat me mos mbajtjen e seancave që nga janari.

“MAPL-ja e ka kthyer vendimin që duhet ky vendim për me hy në fuqi duhet me shku në debat publik dhe jemi duke pritur me mbajt një mbledhje të kuvendit për me qit në debat publik dhe pastaj me kthy në kuvend dhe me e bë të plotfuqishme si vendim”, ka thënë Sadiku.

Sa i përket mos dëgjimit publik për këtë rregullore, Sadiku thotë se zyra ligjore e ka parë të panevojshme atë.
“Ka qenë vendim i zyrës ligjore i tillë. Nuk ka nevojë se ka dalë në gusht në debat, por MAPL-ja ka thanë jo duhet me u mbajt edhe ne kemi respektu qëndrimin e MAPL-s”, ka shtuar ai.

Në shtator Komuna e Prishtinës përmes një rregulloreje vendosi që çdo javë, nga e hëna deri të shtunën, nga ora 21 deri në 7, të kujdestarojnë pesë barnatore, ndërsa të dielën dhe gjatë festave me orar të plotë 10 sosh.

Ndërkaq, pas ankesave të qytetarëve dhe disa barnatoreve në dhjetor u bënë disa ndryshime duke u zgjatur orari deri në 23:00 e në fundjavë të jenë 30 barnatore kujdestare.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing