Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Për nder të muajit të Ramazanit dekorohet rruga “Ibrahim Lutfiu” në Prishtinë

Vendi  |  11.03.2024 Ora 7:52   

Komuna e Prishtinës ka dekoduar rrugën “Ibrahim Lutfiu”, në prag të muajit të Ramazanit.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama thotë se dekorimi është bërë për t’i dhënë atmosferë të ngrohtë dhe sjellë ndjesinë e festës e bashkimit Prishtinës tonë në këtë muaj sakrifice.

“Në prag të Muajit të bekuar të Ramazanit, kemi dekoruar rrugën “Ibrahim Lutfiu” në zonën e vjetër të kryeqytetit, për t’i dhënë atmosferë të ngrohtë dhe sjellë ndjesinë e festës e bashkimit Prishtinës tonë në këtë muaj sakrifice. Vizituam po ashtu Këshillin e Bashkësisë Islame të Prishtinës, ku u pritëm nga kreu i KBI-së, Hetem ef. Sopjani me të cilin biseduam për projekte të përbashkëta në interes të qytetarëve. Pamë edhe dizajnin e veçantë të lokalit “Begler” i cili gjendet në këtë zonë dhe që duhet vizituar patjetër”, thotë Rama.

Tutje, ai ka shkruar se sonte te Xhamia e Gurit bashkë me miftiun e BIK-ut, Naim Tërrnava do t’i shohin zonën e zbukuruar./eo/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing