Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka bërë të ditur se që nga sot janë hapur zyrtarisht aplikimet për subvencione në bujqësi.
Peci ka thënë se në këtë thirrje mund të aplikojnë të gjithë qytetarët të cilët synojnë që të përfitojnë nga subvencionet për 28 nën-sektorë dhe kultura bujqësore, për misër, elb, grurë, thekër, tërshërë, luledielli, vreshta, perime, përkrahje për kafshë të imta dhe të mëdha
“Vazhdojmë përkrahjen për kulturën lavërtare grurin, misrin, elbi, thekrën e tërshërën”, ka shkruar Peci në “Facebook”.
Më tej ministri, ka njoftuar se përmes këtij subvencioni do të përkrahen kulturat primare në fushë të hapur dhe prioritizimi i tyre.
“Risi tjetër është rritja e përkrahjes për kulturat perimtare në fushë të hapur dhe prioritizimi i atyre që është rritur kërkesa dhe të cilat kanë shënuar rritje në eksport”, shkruan Peci.