Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Pritet rritja e gjobave të trafikut, veçanërisht për rripin e sigurisë

Vendi  |  20.03.2024 Ora 7:57   

Ligji i ri për Rregullat e Trafikut parasheh gjoba më të larta për ata që i shkelin rregullat e komunikacionit.

 

Qytetarët kanë qëndrime të ndryshme nëse ky ligj do të ndikoj në disiplinimin e shkelësve të ligjit.

Por, një eksperti i komunikacionit Lavdim Hamiti nuk sheh ndonjë ndikim nga ligji i ri.

 “Sa i përket gjendjes në komunikacion nuk është që ka me pasë ndonjë ndikim, edhe pse është rritë gjoba në këtë rast, nuk është që ka me pasë diçka në ndikim edhe në parandalimin e aksidentëve. Në parandalimin e aksidentëve duhet të jetë rruga e vëzhguar me kamera”,  ka deklaruar Hamiti.

Këto janë gjobat që parashihen në Ligjin për Rregullat në Trafik i cili do të jetë në fuqi nga fundi i marsit:

- Nëse e përdorni telefonin gjatë ngasjes, do të ketë 100 euro gjobë dhe një pikë negative, nëse shkelja është për herë të parë,

- Nëse shkela është për herë të dytë,  200 euro gjobë dhe masa e ndalimit të drejtimit të mjetit për 3 muaj dhe 2 pikë negative

- Nëse shkelja është për herë të tretë, gjoba është  500 euro, ndalim i drejtimit të mjetit për 6 muaj dhe 3 pikë negative

-Shkelësve të ligjit do t'u shqiptohen pikë negative dhe do t'i ndalohet drejtimi i mjetit për një kohë të caktuar, derisa gjoba për mosvendosje të rripit do të jetë 150 euro./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing