Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

 

Agjërimi me ndërprerje: zemra juaj, shëndeti juaj, beli juaj

Shëndeti  |  20.03.2024 Ora 8:19   

Agjërimi është një mënyrë popullore qe shumica e mbajnë për të humbur peshë ose për ta mbajtur atë. Kjo praktikë kufizon kohën e ngrënies së një personi në disa periudha të caktuara, zakonisht 8 orë brenda një periudhe 24-orëshe, duke konsumuar vetëm lëngje të qarta gjatë 16 orëve të tjera. Disa metoda përfshijnë dy apo tre ditë agjërim në javë ose në muaj.

Studimet kanë treguar përparësi të kufizimit të kohës së ushqimit, por një studim i vitit 2022 nuk gjeti përfitime në krahasim me numërimin e kalorive për humbjen e peshës ose për shëndetin kardiovaskular.

Një hulumtim i ri sugjeron se agjërimi mund të lidhet me një rritje prej 91% të rrezikut të vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare. Megjithatë, ekspertët shprehen skeptikë dhe thonë se duhet të merren me kujdes me këtë hulumtim, pasi është shumë paraprak dhe nuk ka hulumtuar faktorë të tjerë si duhani, alkooli, dhe aktiviteti fizik. Në përgjithësi, ekspertët theksojnë se cilësia dhe sasia e ushqimit janë më të rëndësishme për humbjen e peshës dhe shëndetin kardiovaskular.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Shëndeti

Marketing