Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Mediat do të lejohen ta vëzhgojnë numërimin e votave në proceset e ardhshme zgjedhore

Vendi  |  21.03.2024 Ora 8:16   

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka njoftuar se në proceset e ardhshme zgjedhore, numërimi i fletëvotimeve në vendvotim mund të vëzhgohet nga mediat e akredituara.

Sipas njoftimit të Elezit, ato do të lejohet të filmojnë dhe fotografojnë.

“Transparenca është kyçe për besueshmërinë e qytetarëve në proceset zgjedhore dhe ky është një hap i madh nga KQZ-ja”, ka shkruar më tej ai në Facebook.

Tutje Elezi ka falënderuar anëtarët e KQZ-së që kanë mbështetur propozimin që kjo të përfshihet si nen i veçantë në Rregulloren Zgjedhore për vëzhguesit e zgjedhjeve.

“Për zbatim më të lehtë, me kohë do të përgatitet edhe Udhëzuesi për Vëzhguesit me sqarime të detajuara”, ka shtuar ai./koha/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing