Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Komuna e Prishtinës nis tenderimin e projekteve të mëdha

Vendi  |  21.03.2024 Ora 8:17   

Disa projekte që Komuna e Prishtinës i konsideron të mëdha, do të nisin të realizohen sivjet.

 

Projektet, në të cilat duket se është më së afërmi të fillojë puna, është nënkalimi në rrugën “Agim Ramadani” dhe ndërtimi i platformës që lidh lagjen “Arbëria” me “Qendrën”.

Qytetarët, shoqëria civile dhe opozita pritjet i kanë të vogla.

Nënkalimi në rrugën “Agim Ramadani”, është përcjellë për tenderim nga Komuna e Prishtinës, ndërsa edhe projekti i lidhjes së lagjes “Arbëria” dhe “Qendra”, do të përcillet së shpejti për tenderim. Qytetarët e mirëpresin realizimin e projekteve, por kërkojnë që punët të mos vonohen dhe të mos mbesin në gjysmë.

“Në qoftë se e realizon është një projekt madhor, në qoftë se jo, është një dështim,  varet sa ka buxhet edhe bashkëpunim me ministri”, tha një qytetar.

Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi, tregon se do t’u kërkohet kompanive që punët ndërtimore të bëhen në dy ndërrime.

“Kemi përcjell për tenderim, nënkalimin në rrugën Agim Ramadani dhe besoj të premten do të shpallet nga zyra e prokurimit dhe brenda dy javëve do ta përcjellim për tenderim edhe platformën ndërlidhëse pallati i rinisë me Arbërinë”, tha Krenar Xhaferi, drejtor i investimeve kapitale në komunën e Prishtinës.

Njëra nga projektet në të cilën aktualisht është duke u punuar, është pjesë e unazës së qytetit. Një qytetare aty u ankua për stërzgjatje të punimeve.

“Siç po e shihni ka me muaj që janë duke punuar, era është e tmerrshme, unë nuk di banorët qysh kalojnë. Unë kalojë dy herë në ditë këndej, nuk janë duke shkuar me sukses”, tha një qytetare.

Krenar Xhaferi, drejtor i investimeve kapitale në komunën e Prishtinës

“Ky projekt është pjesë e unazës së qytetit është faza e parë, përmbyllet brenda muajit prill për fazën e parë, derisa javën që vjen do të filloj faza e dyte e unazës dhe lidhja e saj me rrethin e “Lakrishtës”, ai projekt brenda 5 muajve do të përmbyllet, dhe deri në fund të vitit komplet segmenti i unazës do të përmbyllet”, tha Krenar Xhaferi, drejtor i investimeve kapitale në komunën e Prishtinës.

Nga opozita thanë se nuk janë realizuar premtimet e bëra në fushatë.

 “Shumica absolute e atyre premtimeve që kryetari Rama i ka bërë gjatë fushatë zgjedhore e që kanë të bëjnë me investime kapitale, nuk janë realizuar e për me tepër as nuk kanë filluar fare”, tha Gzim Sveçla, shef i asamblistëve të VV-së në Prishtinë.

 Edhe në organizatën INPO vlerësojnë se realizimi i projekteve është larg synimeve nga komuna.

 “Ne si organizatë e kemi monitoruar këto aktivitete dhe konkretisht na del që gjendja në terren, konkretisht me atë që është thënë, gjatë fushatës, gjatë premtimeve elektorale, kështu që mbetet shqetësuese Terreni po flet vetë ku pothuajse shumë punë kanë ngecur”, tha Valmir Ilazi, hulumtues në INPO.

Punimet që pritet të përfundojnë sivjet janë disa segmente të rrugës “Xhim Xhema”, e njohur si rruga “A”, të cilat do të vazhdojnë edhe vitin tjetër./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing