Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Dua Lipa pritet si e ftuar nderi në eventin promovues të veturave "Porsche"

Muzikë  |  22.03.2024 Ora 9:33   
Këngëtarja shqiptaro-britanike Dua Lipa kishte një vizitë të shpejtë 24 orëshe në Singapor për një ngjarje që bënte pjesë në një konferencë globale të shitësve të markës “Porsche”, më 20 mars.

Këngëtarja 28-vjeçare ndau me ndjekësit fotografitë e saj të vizitës së shpejtë në llogaritë e saj në rrjetet sociale më 21 mars, me mbishkrimin: “Shumë argëtuese që kam qenë përsëri me familjen time të ‘Porsche’ për 24 orë në Singapor”.

E apasionuar pas veturave sportive, Lipa u bë ambasadorja globale e këtij prodhuesi të famshëm gjerman të automjeteve në nëntor 2023, shkruan The Straits Time.

Para “Porsche”-së, ajo ishte fytyra promovuese e “Jaguar” që nga viti 2018, pasi ajo mori licencën e saj për vozitje atë vit.
Këngëtarja e hitit “Dance The Night” publikoi disa fotografi të saj në The Ritz-Carlton, Millenia Singapor, me Marina Bay Sands në sfond.

Fotografitë e tjera përfshinin një ftesë për ngjarjen e Porsche që u mbajt në ‘Event Plaza’ të Marina Bay Sands, dhe një foto grupi me disa performues.

Sipas videove dhe fotove të tjera të publikuara, fituesja e çmimeve “Grammy” gjithashtu bëri ‘selfie’ me mysafirët në ngjarjen e “Porsche”.

Albumi i saj i tretë “Radical Optimism”, do të dalë në shitje më 3 maj. Ai vjen katër vjet pasi ajo publikoi albumin “Future Nostalgia” në vitin 2020. Ajo do të jetë gjithashtu në skenën kryesore të festivalit të muzikës Glastonbury, Pyramid stage, më 28 qershor në Angli.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing