Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, sot në rend dite

Vendi  |  27.03.2024 Ora 8:12   

Sot është një ditë e rëndësishme sa i përket procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës. Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ka vetën një pikë të rendit të ditës, atë të aplikimit të Kosovës në KiE, gjegjësisht raportin e Dora Bokyannis

 

Mbledhjen e Komisionit e kanë konfirmuar ditë më parë nga Këshilli i Evropës, gjersa sot në agjendë të këtij Komisioni është kjo pikë e rendit të ditës.

Në agjendën e Komisionit për Politikë dhe Demokraci thuhet se në rend dite është opinioni statutor për aplikimin për anëtarësim të përcaktuar në letrën e datës 12 maj 2022 drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, në përputhje me Rezolutën Statutore (51) 30.

Raportuese është Dora Bakoyannis.

Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet, i ka bërë të ditura dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis, raportuese në Komisionin e Çështjeve Politike të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE) për aplikimin e Kosovës për anëtarësim.

Knaus në një postim në X shkruan se opinioni i ish ministres së Punëve të Jashtme të Greqisë, aktualisht raportuese për Komisionin e Çështjeve Politike të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës thotë që Asambleja i rekomandon Komitetit të Ministrave që ta ftojnë Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing