Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

S’do jetë më Xhakarta, Indonezia ‘zhvendos’ kryeqytetin e saj

Bota  |  28.03.2024 Ora 17:29   
Parlamenti indonezian përcaktoi sot statusin special të kryeqytetit Xhakarta, duke e mbajtur metropolin si një qendër ekonomike të vendit, ndërkohë që po planifikohet zhvendosja e kryeqytetit në ishullin Borneo.
Qyteti është projekti kryesor i presidentit në largim Joko Widodo, i cili është zotuar të rishpërndajë pasurinë dhe zhvillimin e përqendruar aktualisht në Java, në të gjithë arkipelagun, raporton Reuters.
Ministri i Brendshëm, Tito Karnavian tha pas një debati në parlament se Xhakartës do t’i duhet ende të zhvillohet më tej për të konkurruar me “qytetet e tjera të klasit botëror” pasi selia e qeverisë të zhvendoset në Nusantara.
Pasi të pushojë së qeni kryeqytet, Xhakarta duhet të ketë ende vulën e një qyteti të veçantë në mënyrë që të mund të përshpejtojë rritjen ekonomike dhe të rrisë kontributin e saj në të ardhurat kombëtare bruto të vendit”, tha ministri i Jashtëm i Indonezisë.
Sipas rregullave aktuale, Xhakarta do të mbetet kryeqyteti i Indonezisë derisa presidenti të nxjerrë një dekret duke emëruar zyrtarisht Nusantara si kryeqytetin e ri, i cili pritet të shpallet këtë vit.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Bota

Marketing