Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Vazhdon lufta me Selenën, Hailey hedh kunja për këngëtaren!

Muzikë  |  31.03.2024 Ora 17:06   
Hailey Bieber i rindezi me një gjest të vetëm thashethemet për një mosmarrëveshje tjetër me Selena Gomez në një mënyrë të çuditshme pasi postoi një foto të këngës “Jolene” të Beyonce nga albumi i saj i ri, Cowboy Carter.

Selena dhe Hailey janë përfolur prej vitesh se nuk durohen dot, por  në vitin 2023 u duk se të dyja ato vendosën t’i hidhnin problemet mes tyre pas krahëve, duke mbështetur publikisht njëra-tjetrën në rrjete sociale.

Por tani fansat po spekulojnë se Hailey ka ironizuar Selenën me postimin e këngës së re të Beyonce në Instagram, të shoqëruar me një emoji ku duket e acaruar. Kënga në fjalë ka të bëjë me një grua që flirton me një burrë të martuar.

‘Obsesioni i Hailey Bieber me Selena Gomez duhet të studiohet…’ ndërsa një tjetër shkruan: ‘Nuk është vetëm Selena në këtë pikë’, ishin disa nga komentet.

Në shtator, Gomez foli për “marrëveshjen” e saj me Biebe. Sipas saj, modelja u afrua me të pasi Selena i doli në mbrojtje nga “kërcënimet me vdekje” dhe i kërkoi fansave të saj të ndalonin “urrejtjen dhe ngacmimin.

 
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing