Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Shqipëria, e treta në botë për aplikimet për azil

Vendi  |  01.04.2024 Ora 18:12   
Shqipëria është një vend që ka nisur rrugën e pakthyeshme drejt Bashkimit Europian.

Ritmet e rritjes ekonomike janë të krahasueshme apo dhe më të larta sesa rajoni. Vendi po kthehet në një destinacion turistik, me hyrjet e të huajve që po rriten me ritme dyshifrore, të tërhequr nga çmimet e ulëta, bukuritë e shumta natyrore e trashëgiminë historike.

Megjithatë, vetë shqiptarët po vijojnë të ikin me ritme që janë ndër më të lartat në botë, në raport me popullsinë, duke u drejtuar në shtetet e Bashkimit Europian për të kërkuar azil.

Ndonëse ritmet e ikjes u ngadalësuan disi në vitin 2023, sërish mbeten tepër të larta, në një vend që sot zyrtarisht ka rreth 2.7 milionë banorë, por të saktë këtë shifër do të tregojë vetëm censi, që pritet të publikohet në qershor.

Sipas Eurostat, në 2023 kanë qenë 9,145 shtetas shqiptarë që kanë aplikuar për azil në një nga shtetet e Bashkimit Europian, ose 331 aplikime për 100 mijë banorë, nga 17 aplikime për 100 mijë banorë, që është mesatarja e të gjithë aplikimeve në BE.

Të dhënat e Eurostat për aplikimet për azil nga të gjitha shtetet, të përpunuara nga Monitor në raport me popullsinë përkatëse tregojnë se Shqipëria ishte e treta në botë për aplikimet e larta për azil në raport me popullsinë (shiko grafikun Aplikimet për azil për 100 mijë banorë në BE, viti 2023).

Në Shqipëri, të dhënat e Eurostat tregojnë se Franca vijon të jetë vendi më i preferuar për shqiptarët për të kërkuar azil, me 3530 aplikime, apo 38% të totalit në vitin 2023. Gjermania renditet e dyta, me 2225 aplikime apo 24% e totalit.

Një raport i fundit i Kombeve të bashkuara, që mat cilësinë e jetesës përmes indeksit të lumturisë gjeti se Shqipëria mbetet ndër shtetet më të palumtura në Europë, duke lënë pas vetëm Turqinë. Pikët e indeksit, që mat lumturinë u përkeqësuan në 2023.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing