Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Rama prezanton projektin fitues në konkursin ndërkombëtar për dizajnin e çerdheve dhe kopshteve në Lagjen Kolovicë

Vendi  |  01.04.2024 Ora 18:19   
Rama prezanton projektin fitues në konkursin ndërkombëtar për dizajnin e çerdheve dhe kopshteve në Lagjen Kolovicë
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se është zgjedhur projekti fitues për dizajnin e çerdheve dhe kopshteve në Lagjen Kolovicë.

Sipas tij, pjesë e projektit do jetë edhe një kopsht i quajtur “Kopshti i qetë”.

“Projekti fitues në konkursin ndërkombëtar për dizajnin e çerdheve dhe kopshteve në Lagjen Kolovicë, krijuar nga arkitektët Serhat Sen, Kemal Tas, Dilara Akdemir, Alican Tugenkoglu dhe Ramiz Laçi, sjell një frymë të re në krijimin dhe realizimin e çerdheve dhe kopshteve.

Ngrehina është vendosur në një nga kodrinat e parcelës është dizajnuar mbi idenë e dizajnit që sheh nga brenda. Përmes krijimit të një shiriti të gjelbër në fasadë, ne kemi pasur për qëllim ta shfyrtëzojmë dheun i cili do të zhvendoset për ndërtim. Hapësirat funksionale përfshijnë zyrat, depotë dhe dhomat teknike, të vendosura në të dy anët e hyrjes. Në holl, ana e majtë të çon tek ndarjet e kujdesit ditor, të lidhura me një atrium dhe një kopsht të jashtëm, të cilin e kemi quajtur “Kopshti i qetë”. Ngjitur, në anën e djathtë të hollit është korridori i lojërave, që të çon tek kopshti. Kjo hapësirë ka disa oborre të brendshme, njëri prej të cilëve është më i madh se të tjerët, brenda të cilit është një amfiteatër i cili është i ndërlidhur me me çatinë. Po ashtu, një hapësirë tjetër e përbashkët, e ndërlidhur me ato të kopshtit, e cila zgjerohet në një oborr të brendshëm”, ka shkruar Rama.


Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing