Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Ahmeti: Arsimi në gjendje emergjente, kemi 120 mijë nxënës më pak se në vitin 2013

Vendi  |  02.04.2024 Ora 7:48   
Agon Ahmeti nga organizata ETEA, ka thënë se arsimi në Kosovë është në gjendje emergjente.

Ahmeti nga organizata e cila është në mesin e 14 organizatave që kanë nisur peticionin për  shpëtimin e arsimit, ka theksuar se arsimi në Kosovë gjendet në një pikë ku nuk mund të shtyhet më shumë dhe se kërkohet një mobilizim gjithëshoqëror e gjithëinstitucional për siç ka thënë ta stagnuar thellimin e krizës e pastaj për ta përmirësuar situatën.

Ahmeti të hënën në një intervistë në KTV, ka thënë se një prej kërkesave të peticionit të tyre është riorganizim i shkollave me më pak se 60 nxënës.
Ai ka thënë se tani në Kosovë, bazuar në statistikat e Agjencisë së statistikave ka rreth 120 mijë nxënës më pak sesa në vitin 2013.  

“Sot i kemi rreth 300 mijë nxënës, e në vitin 2013 kanë qenë rreth 420 mijë ... Situata me emigrimin, me natalitetin janë çështje që duhet të trajtohen në mënyrë të menjëhershme, kemi 340 klasë në nivel vendi që kanë më pak se 5 nxënës, për të shtuar pastaj edhe 650 klasë që kanë më pak se 10 nxënës, kemi shkolla që nuk e përmbushin kriterin minimal të pjesëmarrjes së nxënësve”, është shprehur Ahemti.

Sipas tij ka një dibalancë mes numrit të nxënësve dhe objekteve shkollore e mësimdhënësve.

“Kemi 30 për qind më pak nxënës vetëm në 10 vitet e fundit, 120 mijë nxënës më pak, ndërkohë që objektet shkollore, numri i mësimdhënësve vazhdon të mbetet i njëjtë, kemi një disbalancë që duhet të trajtohet sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka theksuar Ahmeti.

Ai ka folur edhe për kërkesën e dytë të peticionit, që është pensionimi vullnetar i parakohshëm për mësimdhënësit prej 55 deri në 64 vjeç.

“Ideja e pensionimit të parakohshëm duhet pasur parasysh që është vullnetare, i takon vetëm mësimdhënësit që ta marrë këtë vendim nëse e sheh të nevojshme ... të keni parasysh që të punohet 20-30 vjet me nxënës, më fëmijë në klasë nuk është punë e lehtë, kështu që konsiderojmë që është në dobi të mësimdhënësve të cilët e konsiderojnë vetën që dëshirojnë të dalin para kohë në pension, kjo nuk është e shpikur, ekziston edhe në vendet e tjera dhe mendojmë që është praktikë e mirë”, ka deklaruar Ahmeti.

Ndërkohë që kërkesa e tretë e peticionit është vlerësimi vjetor i aftësive dhe njohurive të mësimdhënësve. Ahmeti ka thënë se nuk kanë dalë me idenë që testimi apo vlerësimi i mësimdhënësve të ketë karakter ndëshkues për mësimdhënësit. “Është e rëndësishme që sot të kuptojmë si shoqëri se cila është gjendja reale në teren, sa janë aftësitë e mësimdhënësve në përputhje me kërkesat e tregut të punës, në përputhje me atë se çka kërkojnë standardet më të larta të fushës së arsimit, ideja është që të bëjmë një matje, një vlerësim, dhe ta shohim se ku e kemi gjendjen reale dhe pastaj t’i orientojmë politikat në ngritjen e kapaciteteve aty ku duhet, ky është qëllimi i kësaj politike”, ka është shprehur Ahmeti.

Sipas tij Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBASHK) nuk është kundër vlerësimit të mësimdhënësve, por kundër mënyrës së vlerësimit.

Ai ka thënë se janë në fillim të punës në terren dhe synojnë që pas mbledhjes së 10 mijë nënshkrimeve, peticionin për shpëtimin e arsimit ta dërgojnë në Kuvend. Ahmeti ka theksuar se personat që janë duke e nënshkruar janë të të gjitha fushave dhe se për rreth një javë atë e kanë nënshkruar rreth 2 mijë persona./koha/
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing