Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Shakira do të mbajë koncerte falas për fansat

Muzikë  |  02.04.2024 Ora 10:48   
Ylli i muzikës, Shakira po promovon albumin e saj më të fundit “Las mujeres ya no lloran” dhe për këtë po përdor mënyra të ndryshme.

Këngëtarja kolumbiane po përgatitet të realizojë koncerte falas në Mexico City, Bogota dhe Rio de Janeiro. Nuk është ende e konfirmuar, të paktën në rrugë zyrtare, por besohet se Shakira do të performojë në këto qytete të mëdha.

Një lëvizje e tillë e këngëtares vjen pasi ajo organizoi një koncert falas në “Times Square” të New York-ut, ku  më shumë se 40,000 fansa u dyndën për të parë yllin e muzikës duke thyer një rekord audience të mbledhur ndonjëherë në “Times Square”.

Pas intervistave që Shakira dha për mediat në mbarë botën, duke folur për ish-partnerin e saj Pique, i cili është babai i fëmijëve të saj Milan dhe Sasha, koncerti që dha në New York u pa si një dhuratë për fansat që e kanë mbështetur atë të dominojë tregun amerikan.

Në këto koncerte falas që do të mbahen pritet të këndohen edhe projekte nga albumi i fundit i artistes i cili është i pari në 7 vite.
 
 
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing