Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Dita Botërore të Autizimit, kërkohet më shumë angazhim për autikët

Vendi  |  02.04.2024 Ora 11:19   
Kosova nuk ka databazë për numrin e personave me autizëm, u tha në konferencën e mbajtur për Ditën Botërore të Autizimit. Në këtë konferencë u kërkuar ndërhyrje në fëmijëri të hershme.

Me moton “Më jep mbështetjen, të gëzoj të drejtat e mia” është mbajtur konferenca me rastin e Shënimit të Ditës Botërore të Autizmit e organizuar nga Zyra e Kryeministrit në bashkëpunim me Shoqatën Autizmi, me Asociacionin Nacional i Autizmit në Kosovë si dhe Shoqatën Autizmi Flet.

Në konferecenë është diskutuar për gjendjen e përgjithshme të personave me autizëm në Kosovë si dhe janë adresuar nevojat e tyre.

Drejtor i Zyrës për Qeverisje të Mirë nga Zyra e Kryeministrit, Habit Hajredini, ka theksuar se janë në finalizim të strategjisë nacionale për personat me aftësi të kufizuara.

“Si Qeveri jemi fokusuar dhe po punojmë në zbatim të legjislacionit për persona me aftësi të kufizuar. Ne si Qeveri kemi dhënë prioritet çështjes së trajtimi të barabartë dhe ajo që i dedikohet në mënyrë specifike personave me aftësi të kufizuar. Jemi duke zhvilluar strategjinë nacionale për personat me aftësi të kufizuar dhe se jemi në finalizim të kësaj politike përmes këtij dokumenti”, ka deklaruar ai.

Hatixhe Hoxha, nga Shoqata Autizmi ka bërë thirrje që të miratohet ligji gjithëpërfshirës për personat me aftësi të kufizuar, pasi sipas saj, ky ligj është jetik për këta personat me autizëm.  Ajo ka thënë është mungesë një detabazë për personat me autizëm.
“Ende nuk ka Kosova një databazë, nuk kemi një numër të caktuar për të ditur sa persona kemi në Kosovë që janë me autizëm. Mungesa e infrastrukturës ligjore, po punojmë me ministrin për miratimin e ligjit gjithëpërfshirës për personat me aftësi të kufizuar, është ligj jetikë për ta”, ka deklaruar ajo.

Në këtë konferencë  u shprehen shqetësimet për mungesë të asistenteve në shkolla, mungesë të logopedëve në shkolla, si dhe trajnimet për edukator në çerdhe dhe kopshte.

Prodekanja e Fakultetit të Edukimit, Blerta Perolli, ka thënë se sipas studimeve që janë bërë ndër vite është vërtetuar se ndërhyrja në fëmijëri të hershme kanë ndryshuar rrugën e zhvillimit për fëmijët si dhe kanë përmirësuar rezolutat tek fëmijët.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing