Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

 

Gjashtë të mira shëndetësore nga sheqeri i hurmave

Shëndeti  |  04.04.2024 Ora 8:08   

Ndërkohë që hurmat çdo ditë e më shumë përmenden për të mirat shëndetësore që ofrojnë, edhe sheqeri që bëhet nga to, po ashtu është shumë i mirë për organizmin, raporton India.com.

Sheqeri i hurmave përmban antioksidantë, që mbrojnë qelizat kundër sëmundjeve kronike. 

Ky sheqer është i pasur me fibra, të cilat ndihmojnë organizmin të ketë tretje më të mirë të ushqimit.

Këto fibra gjithashtu rregullojnë presionin e gjakut duke mundësuar qarkullim më të mirë të tij.

Sheqeri i hurmave ka indeks glikemik të ulët, gjë që bën të mira kur bëhet fjalë për sëmundjen e diabetit.

Ky sheqer nuk përmban gluten, gjë që e bën të përdorshëm për personat që janë intolerant ndaj tij.

Sheqeri i hurmave përmban vitamina e minerale esenciale si kaliumi, hekuri, magnezi e vitamina B6, të cilat sheqeri industrial nuk i përmban.

Ky sheqer mund të përdoret si zëvendësim i atij industrial duke shtuar shije e vlera ushqyese nëpër gatime të ndryshme./koha/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Shëndeti

Marketing