Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Dhjetë filmat që do të mund të fitojnë çmim Oscar vitin ardhshëm

Film  |  04.04.2024 Ora 9:28   
Një ndër ta është edhe filmi “Klara and the Sun”, regjisor i të cilit është Taika Waititi, bashkëshorti i këngëtares Rita Ora
Sektori i kulturës i mediumit të njohur BBC, ka renditur 10 filma të cilët do të mund të fitonin çmim Oscar vitin e ardhshëm.

Një ndër ta është edhe filmi “Klara and the Sun”, regjisor i të cilit është Taika Waititi, bashkëshorti i këngëtares Rita Ora.

1.    “Kinds of Kindness” me regji të Yorgos Lanthimos, i cili është një ndër regjisorët më të popullarizuar në ditët e sotme.

2.    “Moana 2”, është një nga filmat më të pëlqyer të produksionit Disney dhe po konsiderohet që ka potencial për çmim Oscar.

3.    “Gladiator 2”, me regji të Ridley Scott, është filmi tjetër që do të mund të fitonte çmim prestigjioz, duke u bazuar në suksesin që pati versioni i parë.

4.    “Queer”, filmi i regjisorit italian Luca Guadagnino, i njohur për filmin “Call Me By Your Name”, i cili pati fituar çmimin Oscar për skenarin më të mirë të adaptuar, në vitin 2018.

5.    “Nosferatu”, film horror, me regji të F.W. Marnau, skenari i të cilit është adaptim nga “Dracula”.

6.    “Blitz”, film i zhanrit dramë/histori me regji të Steve McQueen.

7.    “The Piano Lesson” film i zhanrit mjuzikëll/dramë me regji të Malcolm Washington

8.    “Furiosa; A Mad Max Saga”, film me regji të George Miller.

9.    “Klara and the Sun”, regjinë e të cilit e ka bërë Taika Waititi, bashkëshorti i këngëtares me famë botërore, me origjinë shqiptare Rita Ora. Skenaristi Dahvi Waller, për ta shkruar skenarin, u bazua në novelën me po të njëjtin emër nga autori Kazua Ishiguro. Në këtë film do të luajnë aktore të famshme si Jenna Ortega e Amy Adams.

10.    “Joker: Folie a Deux”, triller me regji të Todd Phillips, në të cilin do të luajnë aktorë të njohur si Lady Gaga, Joaquin Phoenix, Zazie Beetz, Catherine Keener dhe Brandon Gleeson.
 
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing