Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

McDonald's do të blejë të gjitha restorantet e tij në Izrael

Bota  |  05.04.2024 Ora 8:44   

McDonald's, giganti i ushqimit të shpejtë, planifikon të rikthejë të gjitha restorantet e tij në Izrael, pas një bojkoti të markës si përgjigje ndaj luftës mes Izraelit dhe Hamasit.

Kompania tha se ka arritur një marrëveshje me franchisorin Alonyal për kthimin e 225 lokacioneve në të gjithë vendin, të cilat punësojnë 5,000 persona.

McDonald's u kritikua pasi Alonyal filloi të jepte mijëra vakte falas për ushtarët izraelitë.

Shitjet në rajon janë ulur që nga fillimi i konfliktit në tetor.

Të enjten, McDonald's tha se është nënshkruar një marrëveshje me Alonyal, që ka drejtuar zinxhirin e Golden Arches në Izrael për më shumë se 30 vjet.

Kompania amerikane tha se restorantet, operacionet dhe punonjësit do të ruhen "me kushte të barabarta" dhe se mbetet "e përkushtuar për tregun izraelit". Kushtet e shitjes nuk u zbuluan.

Bojkoti u shkaktua pasi vende myslimane si Kuajti, Malajzia dhe Pakistan dënoi kompaninë për mbështetjen e perceptuar të Izraelit.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Bota

Marketing