Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Billie Eilish gati për albumin e tretë!

Muzikë  |  09.04.2024 Ora 9:26   
Billie Eilish dhe vëllai i saj i madh Finneas zyrtarisht njoftuan se albumi i saj i tretë në studio titullohej “Hit Me Hard and Soft”, dhe do të dalë më 17 maj pa asnjë këngë të mëparshme.

“Sa çmendur që po e shkruaj këtë tani, jam e emocionuar”, shkroi të hënën ylli i popit 22-vjeçare, e cila krenohet me 262 milionë ndjekës të rrjeteve sociale.

“Nuk do të bëj një këngë të vetme. Dua t’jua jap të gjithëve menjëherë. Unë dhe Finneas me të vërtetë nuk mund të jemi më krenarë për këtë album dhe ne absolutisht mezi presim që ju ta dëgjoni atë. Ju dua, ju dua, ju dua” , shkroi ylli, shkroi DailyMail.

Muzikanti 26-vjeçar shtoi në postimin e tij: “Më pëlqen shumë ky album, aq mirënjohës që e bëra këtë me Billie, shumë i lumtur që do të jetë i juaji”.

Postimet e Billie dhe Finneas morën komente uruese nga aktori i “Black Mirror” Aaron Paul, ylli Paris Hilton dhe Rebecca Black.
“Hit Me Hard and Soft” – i disponueshëm në formate dixhitale, CD, vinyl dhe kasetë.
 
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing