Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Pse kurrë s’duhet të fotografoheni të buzëqeshur nëse keni kryer ndonjë krim

Kuriozitete  |  09.04.2024 Ora 9:38   
Për t'u ruajtur në sistemin e të dhënave, zyrtarët policorë në botë zakonisht i fotografojnë të arrestuarit, në mënyrë që t'i kenë lehtë të identifikueshëm në zhvillimin e hetimeve. Megjithatë, ekziston një rregull i pashkruar që të arrestuarit nuk duhet të buzëqeshin kur fotografi, e kjo për një arsye shumë të çuditshme.

Avokati Narimon Pishnamaz ka dhënë shpjegime mbi këtë çështje, duke i marrë disa raste si shembuj, shkroi DailyMail.

Ai këtë e ka shpjeguar në rrjetin social TikTok, duke thënë se personat që fotografohen të buzëqeshur, mund ta pësojnë më keq në gjykatë pasi në bazë të reagimit, vlerësohet se ata nuk janë penduar për veprën e kryer.

Sipas Pishnamaz, fotografitë e tilla mund edhe të ngjallin reagim masiv të shoqërisë nëse vepra që keni kryer është vrasje apo rrëmbim.

Këngëtari Bruno Mars, i arrestuar për posedim të kokainës (2010)



“Gjykata do t'ju urrejë absolutisht nëse do t'ju shohë të buzëqeshur pasi keni vrarë dikë”, ka thënë ai.
Angenette Marie Missett, e dënuar me burgim pasi shkeli me veturë një grua.

Pra, s’janë të pakta rastet kur të arrestuarit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) fotografohen të buzëqeshur. Kështu ishin fotografuar edhe yjet e muzikës, Justin Bieber dhe Bruno Mars.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Kuriozitete

Marketing