Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Vaji i arganit- “ari i lëngshëm”

Kuriozitete  |  09.04.2024 Ora 17:21   
Një nga përbërësit natyralë më të njohur për kujdesin e flokëve është vaji i arganit që duket se funksionon për të bllokuar lagështinë dhe për të nxitur shkëlqimin.
Vaji i arganit është një përbërës natyral për kujdesin e flokëve që gjendet në shumë shampo dhe produkte për trajtimin e flokëve, falë efekteve të tij hidratuese dhe jo vetëm.
“Vaji i arganit është një vaj natyral që rrjedh nga bërthamat e pemës së arganit, e cila vjen nga Maroku,” thotë trikologia Helen Reavey, shkruan Instyle.
Ai shpesh quhet “ari i lëngshëm” për shkak të përbërjes së pasur me lëndë ushqyese të dobishme, duke përfshirë acidet yndyrore, anti-oksidantët dhe vitaminat.
Si ndikon në shkëlqimin dhe rritjen e flokëve?
Vetitë hidratuese të tij ndihmojnë në zbutjen e flokëve, duke i bërë ato më të buta dhe më me jetë. Plus, anti-oksidantët ndihmojnë në mbrojtjen e flokëve nga dëmtimi i shkaktuar nga radikalet e lira dhe faktorët mjedisorë.
Përtej të gjitha efekteve pozitive, njerëzit pyesin nëse vërtet vaji i arganit ndihmon në rritjen e flokëve. “Ne mund të themi që ky vaj nuk nxit direkt rritjen e flokëve, por ndihmon në krijimin e një mjedisi më të shëndetshëm për folikulat e flokëve që të dalin, duke mbështetur potencialisht edhe rritjen e flokëve,” thotë Reavey.
Të gjitha llojet e flokëve mund të përfitojnë nga përdorimi i vajit të arganit. Personat me skalp shumë të yndyrshëm duhet ta përdorin më pak sepse ekziston mundësia që ta yndyrosin më shumë kokën, citon Anabel.
E njëjta këshillë vlen edhe për personat me flokë shumë të hollë. “Teksturat më të holla të flokëve duhet të aplikojnë vaj argani me masë për të shmangur rëndimin e flokëve dhe shtimin e vajit në rrënjë,” përfundon ekspertja.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Kuriozitete

Marketing