Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

 

Zakonet e përditshme që mbajnë trurin të shëndetshëm

Shëndeti  |  19.04.2024 Ora 8:34   
Kur truri është i shëndetshëm, ashtu do të jetë i gjithë trupi. The Times Of India shkruan se është lehtë që truri të ketë shëndet të mirë në përditshmëri duke aplikuar disa zakone të përditshme.

Si këshillë e parë është qëndrimi larg ekraneve të pajisjeve elektronike si telefonat e tabletët në mënyrë që truri të pushojë. Kjo sepse, ekranet kompjuterike e lodhin truri duke e tej stimuluar atë.

Mënjanimi i stresit është një tjetër këshillë për shëndetin e trurit. Stresi i tepërt shkakton ngarkesë emocionale gjë që e lodhë trurin. Praktikimi i ushtrimeve të ndryshme fizike do të mënjanojë stresin.

Mënyra e balancuar e të ngrënit do t’i ndihmojë trurit të qëndrojë i shëndetshëm. Pasurimi i organizmit me ushqime të mira si ato që përmbajnë acidin yndyror omega 3, antioksidant e vitamina, do të thotë që truri ushqehet si duhet duke ofruar funksion të mirë të tij.

Gjumi kualitativ gjithashtu luan rol në shëndetin e trurit. Gjumi i mirë konsiderohet kur kalohen shtatë deri në nëntë orë gjumë në mënyrë që truri të ketë mundësi të pushojë e të mbushet me energji për aktivitet e radhës.

Për tru të shëndetshëm këshillohet që të behën ushtrime për të. Si për trupin, ashtu edhe për trurin, ushtrimet janë të nevojshme. Sfidoni trurin përmes lojërave të ndryshme si enigmat, sudoku e fjalëkryqe, të cilat stimulojnë lidhjen në mes neuroneve, përmirësojnë memorien dhe rrisin aftësitë njohëse.

Komunikimi i shpeshtë me shoqëri i ndihmon trurit të qëndrojë i shëndetshëm sepse kjo gjë rregullon disponimin, ulë nivelin e stresit dhe e mban trurin të fokusuar.
 
Ndërtimi i zakoneve të mira të përditshme si ushtrimet e rregullta, meditimi dhe hobit që promovojnë stimulimin e shëndetit të mirë mendor, gjithashtu ndihmojnë trurin.

Leximi, konsiderohet të jetë një ndër zakonet më të mira për tru të shëndetshëm, pasi zgjeron njohuritë dhe ushtron trurin.
Helmeta mbron trurin nga dëmtimet e mundshme nga ndonjë aksident përgjatë ngasjes së motorit apo biçikletës.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Shëndeti

Marketing