Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

“Spider Man : Far From Home” mban vendin e parë në Box Office

Film  |  15.07.2019 Ora 12:24   
Filmi më I ri I Spider Man po vazhdon të mbajë për vete audiencën në mbarë botën, duke arritur që edhe për javën e dytë të qëndrojë në vendin e parë në Box Office.

“Spider Man: Far From Home” ka arritur gjithsejt të arkëtojë 274 milionë dollar në total, ndërsa vendin e dytë në këtë renditje e mban filmi I animuar nga Disney/Pixar “Toy Story 4” I cili film deri më tani ka arritur të grumbullojë 346 milionë dollarë.

Në vendin e tretë gjendet filmi triller “Crawl” I cili përshkruan peripetitë e një babai dhe vajzës së tij për t’ju shpëtuar aligatorëve të cilët vijnë në shtëpinë e tyre si pasojë e një Huricane që godet qytetin e Florida-s, qysh në javën e parë të lansimit ky film ka fituar 12 milionë dollar nga shitja e biletave.

Në vendin e katërt gjithashtu ndodhet një debutim I ri është filmi “Stuber” I cili ka arritur të fusë në arka 8 milionë dollar. Ndërsa top 5-shen e filmave më të shikuar për këtë javë e mbyll filmi “Yesterday” I cili ka në arka 48 milion dollarë me gjithsejt 3 javë shfaqje. /radioplus/
 

Komentet

Marketing

Tjera në Film

Marketing