Superderbi i natës së djeshme në Ligën e Kampionëve, mes Barcelonës dhe Chelsea, ka përfunduar me rezultat 1-1.
Takimi i vlefshëm për 1/8 e finales, ka dhuruar shumë emocione nga të dyja palët. Deri sa Barcelona ka pas dominim më të madh të topit, ishte Chelsea që shënoi i pari përmes një super goli të shënuar nga Willian (62’). Ky gol rriti presionin e Barcelonës në kërkim të golit dhe Messi arriti të barazojë rezultatin pas një gabimi të mbrojtjes vendase, duke barazuar rezultatin në 1-1 (75’).
Loja e kthimit do të zhvillohet më 14 mars, ku përcaktohet fituesi, por që Barcelona ka një përparësi pasi ka arritur të shënojë një gol si mysafir.
Kurse në ndeshjen tjetër, Bayern Munchen shkatërroi Besiktas me rezultat të thellë 5-0.