Sonte do të zhvillohen edhe dy takimet e fundit që do të plotësojnë përfundimisht kuadrin e ndeshjeve të vajtjes, përsa i përket fazës së 1/8 në Champions League.
Spikat dueli Sevilla – Manchester United, takim tepër interesant ndërmjet dy skuadrave që përballen për herë të parë ndërmjet tyre, në historinë e Kupave të Evropës.
Takimi tjetër është Shakhtar – Roma dhe sfida e vajtjes edhe këtë radhë nuk do të luhet në Donetsk, por në Kharkiv, qytetin e dytë më të madh në Ukrainë natyrisht pas Kievit. Askush nuk e priste klubin ukrainas në fazën e knock out-it, megjithatë pasi la jashtë Napolin, ekipin kryesues të Serisë A tani Shakhtar-i kërkon të eliminojë edhe Romën.
Këto dy takime do të zhvillohen nga ora 20:45.