Grupi kanadez Arcade Fire ka njoftuar se albumi i tyre i ri, me titull “Pink Elephant”, do të publikohet më 9 maj 2025.
Lajmi u bë i ditur përmes aplikacionit të fan club-it të tyre zyrtar, ata shkruan: “Albumi ynë i ri quhet ‘Pink Elephant’ dhe publikohet më 9 maj. Kujdesuni për njëri-tjetrin – është stinë ndryshimi, dhe nëse ndiheni çuditshëm, ndoshta është shenjë e mirë.”
Ky projekt vjen pas albumit të vitit 2022, “We”, dhe pak ditë pasi ata publikuan këngën dhe klipin “Cars And Telephones” më 4 prill.
“Pink Elephant” do të jetë publikimi i parë i plotë i grupit që nga akuzat për sjellje të pahijshme ndaj Win Butler në verën e vitit 2022.