Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Të dhënat e reja për muajin mars tregojnë se inflacioni në SHBA ra ndjeshëm në 2.4%, nga 2.8% që ishte në shkurt – shifra më e ulët në gati katër vite! Çmimet ranë për herë të parë që nga maji i vitit 2020, falë sidomos uljes së çmimeve të energjisë dhe ngadalësimit të kostove të banesave.
Por lajmet e mira mund të mos zgjasin shumë. Presidenti Trump ka nisur një valë të re tarifash të ashpra ndaj importeve, përfshirë një taksë 10% për mallrat e huaja dhe rritje drastike të tarifave për produktet kineze deri në 125%.
Ekonomistët paralajmërojnë se kjo mund të sjellë rritje të çmimeve në javët dhe muajt e ardhshëm, sidomos për mallrat e përditshme si rrobat, elektronika, automjetet dhe ushqimet.
Çmimet e vezëve, për shembull, janë rritur me 5.9% vetëm për një muaj, duke arritur një rekord të ri: 6.23 dollarë për një dymbëdhjetëshe!
Kostoja e banesave u ngadalësua lehtë, por sërish mbetet barrë për shumë amerikanë.