Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Akademia e Oscar-it ndryshon rregullat e votimit

Film  |  22.04.2025 Ora 8:27   

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit ka njoftuar një ndryshim të madh në procesin e saj të votimit për çmimet Oscar. Duke filluar nga ceremonia e vitit 2026, të gjithë anëtarët që duan të votojnë në një kategori të caktuar, duhet të kenë parë të gjithë filmat e nominuar në atë kategori.

Ky ndryshim shënon një hap të rëndësishëm drejt rritjes së transparencës dhe besueshmërisë në votimin për çmimet më prestigjioze të industrisë së filmit. Deri më tani, vetëm disa kategori kërkonin vërtetim të shikimit, por nga viti 2026 kjo rregull do të aplikohet për të gjitha kategoritë.

Për të monitoruar procesin, Akademia do të përdorë platformën e saj të brendshme, Academy Screening Room, për të evidentuar se cilët filma janë parë nga secili votues. Në rast se një film është parë jashtë kësaj platforme, anëtarët mund të plotësojnë një formular të posaçëm të quajtur “seen elsewhere”.

Filmat që nuk janë parë nuk do të jenë të votueshëm – ata do të shfaqen të zbehur në fletën e votimit dhe nuk do të mund të përzgjidhen.

Ky vendim vjen pas kritikave të vazhdueshme ndaj procesit të votimit, ku shpesh është raportuar se votuesit nuk kanë parë të gjitha filmat në konkurrencë. Përpara Oscarëve të vitit 2025, disa votues anonimë pranuan se kishin anashkaluar disa nga filmat e nominuar për shkak të mungesës së kohës apo interesit.

Ndryshimet përfshijnë edhe rregulla të reja për kategorinë e re “Achievement in Casting”, e cila do të kërkojë prezantime dhe sesione pyetje-përgjigje para votimit për nominime. Po ashtu, Akademia ka bërë të ditur se përdorimi i inteligjencës artificiale (AI) nuk do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në vlerësimin e një filmi – fokusi mbetet te autorësia krijuese njerëzore.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing