Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Numri i familjeve me asistencë sociale ka rënë në muajin mars, krahasuar me muajt paraprak të këtij viti. Sipas të dhënave të agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) në mars të këtij viti janë 17 mijë e 422 familje të cilat kanë përfituar nga skema e ndihmës sociale. E që është një rënie e lehtë krahasuar me muajt paraprak.
Me numër më të madh të familjeve me asitencë sociale dhe në mars të këtij viti, vazhdon të jetë Mitrovica me 1 mijë e 745 raste, pasuar nga Vushtrria me 1 mijë e 061 arste.
E pas Mitrovicës dhe Vushtrrisë, numër më të madh të familjeve me asistencë sociale, ka komuna e Gjakovës me 976 raste. Pas Gjakovës vjen Lipjani me 915 raste si dhe Peja me 860 raste dhe Prishtina me 841 raste të familjeve me asistencë sociale.