Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Martin Scorsese nuk shkon më në kinema – sjellja e publikut po e largon nga përvoja klasike

Film  |  04.06.2025 Ora 7:29   

Regjisori legjendar Martin Scorsese ka pranuar se nuk frekuenton më kinematë, duke e cilësuar sjelljen e sotme të publikut si tepër shpërqendruese. Në një bisedë me kritikun Peter Travers, Scorsese u shpreh i zhgënjyer nga fakti që njerëzit flasin gjatë filmit, përdorin telefonin ose largohen për ushqime, duke e bërë të vështirë përjetimin e një filmi në mënyrë të plotë.

"Ka humbur ajo ndjenja e përbashkët që e ka pas dikur kinemaja," tha ai. Në vend të kësaj, ai ka krijuar një hapësirë private për shikimin e filmave, të pajisur me memorabilia klasike dhe një bibliotekë të pasur filmash. Pikërisht aty, Scorsese ka parë dhe ka vlerësuar disa prej filmave më të fundit si TÁR, Pearl dhe Hereditary.

Ky vendim i tij ngre pyetje për të ardhmen e përvojës së kinemasë tradicionale dhe se si teknologjia, sjelljet sociale dhe hapësirat personale po ndikojnë në mënyrën si i konsumojmë filmat sot.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing