Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Organizata e njohur për trajnimin e koordinatorëve të intimitetit në industrinë e filmit, Cintima, ka shpallur organizimin e festivalit të saj të parë, të quajtur Flicker Festival, i cili do të mbahet më 16 tetor në Culver Theater në Kaliforni.
Festivali i përqendruar te “kompleksiteti dhe arti i intimitetit në film”, do të shfaq filma që nuk kalojnë më shumë se 3 minuta. Kjo kufizim kohor ka për qëllim të dëshmojë se edhe një moment i shkurtër mund të zbulojë thellësi të ndjeshme dhe emocionale përmes ekranit.
Flicker Festival do të pranojë çdo lloj formati – nga filmi narrativ dhe dokumentar deri te animacioni – dhe është i hapur për regjistrime deri më 15 shtator. Filmave të përzgjedhur do t’u shpërndahen çmime për kategoritë si: Filmi më i mirë, Aktorja/Aktori më i mirë, Skena më e mirë intime, Përdorimi më i mirë i inteligjencës artificiale, etj.
Juria përfshin emra të njohur si aktorja e nominuar për BAFTA, Danielle Deadwyler, producentja Miranda Bailey, regjisore dhe producentë të tjerë të industrisë. Përveç filmave të rinj, do të shfaqen edhe skena të përzgjedhura nga filma si Shortbus i John Cameron Mitchell dhe vepra të tjera ikonike me skena intime.
Cintima ka bashkëpunuar më parë me kompani të mëdha si HBO, Netflix, AppleTV+, Amazon, Sony e të tjera, në projekte të njohura si Dahmer, Westworld, Spider-Man: Noir, e Rebel Moon.