Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

​Fiat Chrysler dhe PSA Group në bisedime për një lidhje të mundshme bashkëpunimi

Auto  |  30.10.2019 Ora 10:53   
Fiat Chrysler Automobile dhe PSA Group kanë konfirmuar se janë në bisedime për një kombinim të mundshëm, një marrëveshje do të mundësonte formulimin e industrisë globale të automjeteve dhe kështu do të krijohej një qendër energjetike europiane e cila do të rivalizonte Volkswagen Group.

Një shkrirje e gjigantit italo-amerikan dhe PSA, kjo e dyta zë vendin e dytë për shitjen e makinave në Europë, do të krijonte një kompani globale me një vlerë aktuale të tregut të aksioneve prej 47 miliardë dollar, me të njejtën madhësi me Honda Motor të Japonisë.

Kjo marrëveshje do të bënte bashkë Fiat, Chrysler, Alfa Romeo, Dodge, Jeep, Maserati dhe ato të PSA-s Peugeot, Citroen, Vauxhall dhe Opel. Në fillim të këtij viti PSA tha se kishte planifikuar të bënte gjeneratën e ardhshme të modelit të saj Astra në Ellesmere Port, ku punëson rrteth 1.000 njerëz të cilët do të punojnë vetëm për Astra, por që invenstimi I saj varet nga kushtet e largimit të Britanisë së Madhe nga EU.

Fiat Chrysler u krijua në vitin 2014 nga nje shkrirje në mes Fiatit të Italisë dhe Chryslerit të Amerikës, kjo e fundit atë kohë ishte në prag të falimentimit. /radioplus/

Komentet

Marketing

Tjera në Auto

Marketing