Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Amerika paralajmëron Hezbollahun të mos përfshihet në luftën Izrael-Iran

Bota  |  19.06.2025 Ora 17:37   
I dërguari special i SHBA-së për Sirinë, Tom Barrack, e ka paralajmëruar Hezbollahun të mos përfshihet në luftën midis Iranit dhe Izraelit.

Bëhet e ditur se Barrack, i cili është gjithashtu ambasadori i SHBA-së në Turqi, është në vizitën e tij të parë zyrtare në Bejrut, ku u takua me zyrtarë të lartë libanezë, përfshirë Kryetarin e Parlamentit Nabih Berri, një aleat i Hezbollahut, shkruajnë mediat e huaja.
 “Mund të them në emër të presidentit Donald Trump, se do të ishte një vendim shumë, shumë, shumë i keq”, tha Barrack kur u pyet për qëndrimin e SHBA-së nëse grupi i armatosur libanez i mbështetur nga Irani, Hezbollahu, i bashkohet luftës.
 
Ndryshe, kur shpërtheu konflikti, Hezbollahu dënoi sulmet e Izraelit ndaj Iranit, por nuk njoftoi se kishte ndërmend të ndërhynte në emër të Teheranit.
Grupi pësoi humbje të mëdha në luftën e vitit të kaluar me Izraelin dhe konflikti përfundoi me një marrëveshje armëpushimi në nëntor.
Pavarësisht armëpushimit, Izraeli vazhdoi sulmet e tij ndaj Libanit, duke deklaruar se do të vazhdonte sulmet e tij derisa Hezbollahu të çarmatosej.
 
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Bota

Marketing