Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Amazon është duke e rindërtuar universin e James Bond-it dhe një ndër projektet më intriguese që po vjen është loja “007: First Light”, e cila pritet të dalë në vitin 2026. Edhe pse ende nuk është konfirmuar nëse loja do të ketë lidhje direkte me filmin e ardhshëm “Bond 26”, ajo shihet si një mundësi për ta vendosur tonin e duhur për këtë epokë të re të agjentit legjendar.
Në këtë lojë, aktori i njohur britanik Lennie James (i njohur për rolet e tij në “The Walking Dead” dhe “Save Me”) do të luajë mentorin e Bond-it, John Greenway – një figurë e re për universin kinematografik të 007.
Gjatë promovimit të serialit të tij të ri “Mr. Loverboy”, Lennie James tha për ScreenRant:
“Jam gjithmonë i interesuar për role të mira, pa marrë parasysh zhanrin. Si anglez, me qenë pjesë e një filmi të Bond-it është diçka shumë e veçantë, njësoj si me qenë pjesë e Doctor Who – janë projekte thellësisht britanike.”
Ai shtoi se e ka shijuar jashtëzakonisht shumë procesin e xhirimit për lojën dhe shpreson që Amazon do të shfrytëzojë potencialin e personazheve përtej platformave.