Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Dwayne Johnson sjell në jetë filmin për mundësin Mark Kerr

Film  |  04.11.2019 Ora 14:15   
Para se të bëhej një yll në kinematorgafi, Dwayne Johnson njihej më së miri si një mundës. Megjithatë ai kurrë nuk konkuroi në mënyrë aktive në këtë sport të madh me shumë luftë.

Por në anën tjetër Dwayne vazhdon të jetë një tifoz I qmendur I Ultimate Fighting Championship, kështu në një konferencë për shtyp pikërisht para fillimit të UFC-s, Dwayne ka bërë publik lajmin se ai do të sjellë në ekranin e kinemasë historinë e pionierit të mundjes Mark Kerr, me titullin “Smashing Machine.

“Historia e Kerr është jashtëzakonshme, ai ishte një djalë I cili fitoi dy herë turneun në peshën e rëndë në fazat e hershme të UFC, unë do të hedh dritë mbi këtë njeri” – ka thënë ndër të tjera aktori Johnson.

Ende nuk ka ndonjë emër të studiove filmike të interesuara për këtë projekt, por dihet se Dwayne Johnson po e zhvillon idenë e tij tashmë me ekipin e tij Seven Bucks.

Shumë shpejt Dwayne The Rock Johnson do të kemi mundësi ta shohim në vazhdimin e rradhës të filmit “Jumanji:The Next Level” që do të ketë premierën më datën 11 dhjetor. /radioplus/
 

Komentet

Marketing

Tjera në Film

Marketing