Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Makinat Tesla me “update” të ri

Auto  |  05.11.2019 Ora 13:56   
Prodhuesi i automjeteve elektrike (EV) Tesla është duke prezantuar një azhurnim të softuerit i cili do të ndihmojë makinat të shohin dhe reagojnë ndaj koneve të trafikut ndërsa janë në gjendje autopilot, sipas raporteve të mediave.

Automjetet Tesla tashmë janë të pajisura me sensorë dhe mburren me sisteme të mësimit të makinerive (ML) për të zbuluar shumicën e objekteve që gjenden në autostradë.

Sidoqoftë, ata nuk janë në gjendje të zbulojnë kone të cilat përdoren për të mbyllur korsitë për arsye të sigurisë ose menaxhimit të trafikut.
Me azhurnimin e fundit, sistemi i vizualizimit autopilot i automjetit do të jetë në gjendje të zbulojë konet e trafikut në rrugë, njoftoi Slash Gear të dielën, kjo shtesë e vogël por e rëndësishme do të lejojë që automjeti dhe shoferi të shohin se çfarë është në rrugë, ashtu siç vizualizohet në ekranin e sistemit, -thuhet në raport.

Prodhuesi i EV i kërkon shoferëve të mbajnë sytë nga rruga dhe duart mbi timon edhe me mënyrën e autopilotit në rrugë, njoftoi ndër të tjera Slash Gear. /radioplus/
 

Komentet

Marketing

Tjera në Auto

Marketing