Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

14 vjece zgjedh problemin e “këndit të vdekur” tek veturat

Teknologji  |  05.11.2019 Ora 14:15   
Mbi 840,000 nga aksidentet e automjeteve që ndodhin në rrugët e Sh.B.A-së çdo vit mund të themi se me të njejtën arsye lidhen të gjithë shoferë : “këndi i vdekur” shkaktuar nga korniza –A  e strukturës së makinës.

Pavarësisht se me mbi një shekull të që automobilat përmirësohen vazhdimisht, ende nuk ka një rregullim perfekt për “këndin e vdekur” që industria e automjeteve ka pranuar në mënyrë uniforme. Por kjo mund të jetë gati të ndryshojë falë një zgjidhjeje të zgjuar nga një “hero inxhinierik” e cila nuk di të ngasë një veturë.

Alaina Gassler, 14 vjeç, nga West Grove, Pensilvani ka dizajnuar një teknologji që e bën “këndin e vdekur” të një makine të shihet përmes, duke përdorur projektorë që hedhin imazhe të asaj që është vërtet pas tyre, në sipërfaqet e tyre.

Gassler, e cila inxhinieroi teknologjinë e bazuar në projektor, si pjesë e Shoqërisë për Shkencë dhe Publikut  Broadcom MASTERS , Matematikë, Shkencë e Aplikuar, Teknologji dhe Inxhinieri për “Rising Stars”, mori në shtëpi një çmim të madh prej 25,000 $ për shpikjen e saj , të cilën ajo e përfundoi ndërsa ishte në klasën e tetë.

Gassler thotë se zakonisht i duhet një kohë për të gjetur një frymëzim për projekte të panairit shkencor çdo vit, por kjo ide i erdhi asaj organikisht kur gjyshja e saj e cila i hoqi ngjyrën makinës së saj pasi goditi një shtyllë  që ishte në “këndin e vdekur”.

"Doja të gjeja një mënyrë për t’a përmirësuar këtë", thotë Gassler. Ajo shpreson ta shesë idenë e saj sa më shpejtë, “Tesla gjithmonë gjurmon për gjëra të reja në makinat e tyre, shpresoj se projekti im do të përqafohet nga ta” – ka thënë ajo. /radioplus/





 

Komentet

Marketing

Tjera në Teknologji

Marketing