Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Shpiket mjeti për të detektuar fëmijët apo kafshët e “harruara” në veturë

Teknologji  |  13.11.2019 Ora 12:46   
Fëmijët dhe kafshët shtëpiake të harruara për orë të tëra mbrenda veturës, e qka në 90% të rasteve përfundojnë me vdekje, ka kohë që cilësohet si një problem I madh global.

Por që studiuesit në Universitetin Waterloo, kanë shpikur një pajisje e cila posedon senzorë që kombinob teknologjinë e radarit dhe intelegjencën artificiale, duke zbuluar për 100% saktë, se një fëmijë ose kafshë është lënë pa kujdes në veturë. George Shaker professor inxhinierie në Waterloo, ka thënë se “ ky problem është aktualisht global dhe kjo pajisje është aq e përballueshme sa që mund të bëhet edhe pjesë stadandarde e një veture”.

Pajisja është e krijuar të vihet në pasqyrën për pamjen e pasme, ose edhe të montohet në pjesën sipër, mbrenda veturës. Qëllimi kryesor i tij, sidoqoftë, është të zbulojë kur një fëmijë ose kafshë shtëpiake është lënë aksidentalisht ose me dashje, një skenar që mund të rezultojë në dëmtim serioz ose vdekje, në mot jashtëzakonisht të nxehtë ose të ftohtë.
 
Në raste të tilla, sistemi do të parandalojë mbylljen e dyerve të automjeteve dhe do të alarmonte për të paralajmëruar shoferin, pasagjerët dhe personat e tjerë në zone,  se ekziston një problem. Pajisja me fuqi të ulët, e cila funksionon me baterinë e një automjeti, bën dallimin midis qenieve të gjalla dhe objekteve të pajetë duke zbuluar lëvizje delikate të frymëmarrjes.

Besohet se kjo pajisje do të hyjë në punë në vitin 2020. /radioplus/  
 

Komentet

Marketing

Tjera në Teknologji

Marketing