Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Rrëfehet Eddie Murphy babai I 10 fëmijëve me 5 gra të ndryshme

Film  |  06.12.2019 Ora 9:47   
Aktori Eddie Murphy ka duart dhe zemrën plot sa I përket fëmijëve, ai numëron plot 10 fëmijë. Legjenda e komedisë në një intervistë të fundit për Ellen DeGeneres, ka thënë se ai nuk do të bënte ndryshe edhe po të kthehej në kohë, “jam I lumtur me këtë fakt”- ka thënë ai.

Por sipas tij mendimet e njerëzve janë të ndryshme për këtë gjë. “Disa mendojnë se jam I cmendur dhe se kjo gjë ka kosto të lartë, por më e mira është se femrat gjithmonë më shohin si një mashkull tërheqës, për faktin se kam 10 fëmijë”- ka thënë ndër të tjera Eddie.

Vitin e kaluar u publikua një foto pikërisht për Krishtlindje si kartolinë nga familja e aktorit, ku për herë të parë ishin mbledhur të 10 fëmijët bashkë, sipas Us Weekly. Aktori I nominuar për cmimin Oskar kështu ka 10 fëmijë nga 5 nëna të ndryshme.

Ai ka djalin Max vetëm 1 vjec me të fejuarën aktuale Paige Butcher, si dhe vajzën tre vjecare Izzy. Ndërsa Eric është djali më I madh I aktorit Murphy me Paulette McNeeley, 5 fëmijë me Nicole Mitchell Murphy , Bria 30, Myles 27, Shayne 25, Zola 19 dhe Bella 17. Me ish të dashurën e tij Tamara Hood kanë 29 vjecarin Christian, ndërsa Angel quhet vajza e tij 12 vjece nga lidhja e tij me Mel B, ish këngëtaren e Spice Girls.

“Fëmijët janë drita e jetës sime” – ka thënë aktori Eddie I cili së fundmi shijoi suksesin e filmit të tij mëtë ri “Dolemite Is My Name” një komedi biografi rreth filmbërësit Rudy Ray Moore./radioplus/
 

Komentet

Marketing

Tjera në Film

Marketing