Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

 

Shqiptarët jetojnë më pak se evropianët

Shëndeti  |  22.09.2025 Ora 13:38   

Jetëgjatësia mesatare në Shqipëri vlerësohet në 79.1 vjet, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga INSTAT.

Krahasuar me mesataren evropiane, e cila në vitin 2024 arriti në 81.7 vjet, vendi ynë mbetet poshtë nivelit të Bashkimit Evropian.

Të dhënat tregojnë se në Shqipëri gratë jetojnë 3.6 vjet më shumë se burrat, një dallim që përputhet me trendin e vendeve të tjera evropiane.

Në BE, jetëgjatësia në lindje gjatë vitit 2024 ishte 81.7 vjet, duke shënuar një rritje prej 0.3 vjet krahasuar me vitin 2023.

Vendet me jetëgjatësinë më të lartë janë Italia dhe Suedia, ndërsa më e ulëta u regjistrua në Bullgari (75.9 vjet), Rumani (76.6 vjet) dhe Letoni (76.7 vjet).

Krahasuar me periudhën para pandemisë, në vitin 2019, nga 26 shtetet anëtare të BE-së, 24 kanë shënuar rritje të jetëgjatësisë në vitin 2024.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Shëndeti

Marketing