Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Ndahet nga jeta në moshën 87-vjeçare aktorja legjendare Claudia Cardinale

Film  |  24.09.2025 Ora 8:10   

Aktorja e famshme italiane Claudia Cardinale ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare në Francë, e rrethuar nga fëmijët e saj, ka njoftuar agjenti i saj Laurent Savry.

E lindur në Tunizi në vitin 1938 nga prindër sicilianë, Cardinale fitoi famë ndërkombëtare gjatë viteve ’60 me rolet e saj në filma të mëdhenj si “8 ½” i Federico Fellinit dhe “Il Gattopardo” i Luchino Viscontit. Ajo u shqua edhe në Hollywood, ku interpretoi në filma të njohur si “The Pink Panther” dhe “Once Upon a Time in the West”, përkrah emrave të mëdhenj si Henry Fonda dhe Charles Bronson.

Gjatë karrierës së saj gjashtëdekadëshe, Cardinale u vlerësua nga kritika si “mishërimi i glamurit evropian pas Luftës së Dytë Botërore”. Përveç suksesit në kinema, ajo ishte edhe një zë i fortë për të drejtat e grave, duke u emëruar ambasadore e vullnetit të mirë nga UNESCO në vitin 2000.

Në vitin 2002, ajo mori çmimin për arritje jetësore në Festivalin e Berlinit, ndërsa vazhdoi të interpretonte deri në vitet e fundit, duke u shfaqur në serialin zviceran Bulle në vitin 2020.

Ministri i Kulturës në Itali, Alessandro Giuli, e përshkroi si “një nga aktoret më të mëdha italiane të të gjitha kohërave” dhe si simbol të “hirit italian”.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing