Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Frika është një ndjenjë e lashtë që na ka ndihmuar të mbijetojmë si specie. Por disa njerëz në botë nuk e përjetojnë fare.
Një rast i tillë është britaniku Jordy Cernik, i cili pas një ndërhyrjeje mjekësore për sindromën Cushing humbi ndjesinë e ankthit dhe frikës. Ai ka bërë aktivitete ekstreme si parashutizëm dhe alpinizëm urban, pa ndjerë asnjë emocion tipik që shoqëron këto përvoja.
Një tjetër shembull është pacientja e njohur si SM, që vuan nga një sëmundje shumë e rrallë gjenetike – Urbach-Wiethe disease. Tek ajo, kjo sëmundje ka shkatërruar amigdalan, pjesën e trurit që kontrollon frikën. Për pasojë, SM nuk trembet as nga filmat horror, as nga gjarpërinjtë apo situatat e rrezikshme. Megjithatë, kjo e ka futur shpesh në telashe, pasi nuk arrin të dallojë kur dikush ose diçka është kërcënim real.
Sipas studiuesve, rastet e tilla tregojnë se frika është thelbësore për jetën. Ajo na paralajmëron për rrezikun dhe na ndihmon të mbrohemi. Pa të, instinktet tona mbrojtëse dobësohen shumë.
Në fund të fundit, edhe pse shpesh e shohim frikën si diçka negative, ajo është një nga mekanizmat më të fuqishëm që natyra na ka dhuruar për të mbijetuar.