Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Taylor Swift ka lançuar trailerin e dokumentarin së saj të ri në Disney+, “The End of an Era”, që sjell pas skenave të turneut të saj rekord të titulluar Eras Tour. Gjashtë episodet do të ofrojnë një pamje të brendshme të jetës së këngëtares, përfshirë marrëdhënien e saj me të fejuarin Travis Kelce dhe përgatitjet për turneun, të cilin e konceptoi dy vite përpara fillimit.
Në docuseri shfaqen gjithashtu disa nga artistët mysafir si Gracie Abrams, Sabrina Carpenter, Ed Sheeran dhe Florence Welch. Dy episodet e para do të jenë në dispozicion më 12 dhjetor, një ditë para ditëlindjes së 36-të të Swift. Po atë ditë do të publikohet edhe filmi i koncertit “The Eras Tour: The Final Show.”