Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Mbi 200 organizata mjedisore kërkojnë ndalimin e qendrave të reja të të dhënave në SHBA

Teknologji  |  08.12.2025 Ora 16:05   

Mbi 230 grupe mjedisore, përfshirë Greenpeace dhe Friends of the Earth, i kanë kërkuar Kongresit amerikan të ndalojë hapjen e qendrave të reja të të dhënave. Arsyeja kryesore është ndikimi i tyre i madh në energji dhe ujë, që sipas tyre përkeqëson krizën klimatike dhe rrit faturat për komunitetet lokale.

Organizatat paralajmërojnë se kërkesa për energji nga këto qendra mund të trefishohet brenda dekadës së ardhshme, duke shtuar presion mbi konsumatorët dhe duke rritur shqetësimet për mjedisin. Dhjetëra projekte të reja, me vlerë mbi 64 miliardë dollarë, janë bllokuar për shkak të frikës nga rritja e kostove të energjisë.

Grupet mjedisore theksojnë se amerikanët ndihen të pambrojtur përballë shtrenjtimit të energjisë dhe nuk shohin përfitime të dukshme nga përdorimi i gjërë i inteligjencës artificiale.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Teknologji

Marketing