Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Meta ka vendosur të shtyjë lansimin e syzeve të reja të realitetit të përzier me emrin e koduar “Phoenix”, duke e kaluar nga gjysma e dytë e vitit 2026 në gjysmën e parë të vitit 2027.
Në një memo të brendshme, Maher Saba, VP i Reality Labs, tha se kompania ka nevojë për më shumë kohë për të siguruar një cilësi më të lartë të produktit. Drejtuesit Gabriel Aul dhe Ryan Cairns theksuan se shtyrja e afatit u jep mundësinë të bëjnë gjithçka “siç duhet” pa kompromise në përvojën e përdoruesit.
Pajisja Phoenix, me formë të ngjashme me Apple Vision Pro dhe një “puck” të jashtëm për energji dhe ftohje, mbetet në zhvillim. Për vitin 2026, Meta planifikon të sjellë një pajisje të re “limited edition” me emrin e koduar “Malibu 2”.
Ndërkohë, kompania po punon edhe për gjeneratën e ardhshme të Quest, e cila do të fokusohen në lojëra imersive dhe përmirësime të mëdha në performancë. Reorganizimet në Reality Labs dhe diskutimet për shkurtime deri në 30% të buxhetit po ndikojnë ritmin e projekteve të reja.