Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës ka vendosur që Kuvendi Zgjedhor i FFK-së të mbahet më 5 shkurt 2026. Përgatitjet në regjione po zhvillohen sipas dinamikës së paraparë, ndërsa KE konfirmoi se gjithçka do të jetë e kompletuar deri në atë datë.
Në mbledhjen e fundit për vitin 2025, nën drejtimin e presidentit Agim Ademi, u vlerësua se ky vit ka qenë historik për futbollin e Kosovës, me rezultate të Kombëtares A, U21, U17 të vajzave dhe klubeve si FC Drita dhe FC Prishtina 01 në arenën evropiane.
KE vendosi gjithashtu:
Rifreskim të stafeve teknike për grupmoshat U15, U17 dhe U19
Krijimin e një ekipi për zhvillimin e grupmoshave, nën mbikëqyrjen e Samir Ujkanit
Ndarjen e një fondi simbolik për dhurata të Vitit të Ri për fëmijët e Luginës së Preshevës
Kosova mbylli vitin 2025 me sukses të madh: renditja e UEFA-s për klube në vendin e 36-të dhe Kombëtarja A me përparimin më të madh në FIFA brenda një viti, duke u ngjitur në vendin e 80-të.