Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Lewis Hamilton emocionon mbi 1 mijë punonjës të Ferrarit me dhurata festive

Sport  |  26.12.2025 Ora 16:51   

Piloti britanik Lewis Hamilton vizitoi fabrikën e Ferrarit në Maranello pak ditë para festave, ku shpërndau personalisht dhurata për mbi 1 mijë punonjës. Secili prej tyre mori një kuti tradicionale britanike nga Fortnum & Mason, të mbushur me çaj anglez, biskota me limon, biskota çaji dhe çokollata napolitane. Brenda kutisë ishte edhe një kartolinë me foto të firmosur nga Hamilton dhe mesazhin “Happy Holidays, From Lewis.”

Gjesti u prit me shumë emocion nga stafi i Ferrarit, duke e parë si shenjë respekti dhe lidershipi nga kampioni shtatë herë i botës. Pavarësisht vështirësive në pistë, Hamilton në moshën 40-vjeçare dhe me kontratë aktive edhe për dy sezone të tjera, tregon vendosmërinë për të vazhduar garën në nivelet më të larta.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Sport

Marketing