Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Sipas të dhënave të Zyrës Kombëtare të Statistikave (ONS), rreth 195 mijë persona nën moshën 35-vjeçare janë shpërngulur jashtë vendit gjatë vitit të fundit. Shumica e tyre kanë zgjedhur destinacione si Japonia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Australia dhe vende të Azisë Juglindore.
Arsyet kryesore të largimit përfshijnë koston e lartë të jetesës në Britani, mungesën e vendeve të punës për të rinjtë dhe barrën e lartë tatimore. Në anën tjetër, vende si Dubai dhe Tokio ofrojnë paga konkurruese, siguri më të lartë, treg më të hapur për biznes dhe, në disa raste, mungesë të tatimit mbi të ardhurat.
Ekspertët financiarë theksojnë se po ndodh një ndryshim i qartë në migracion, ku familjet po mbështesin financiarisht fëmijët e tyre për t’u shpërngulur jashtë vendit, në vend të ndihmës për blerje banese në Britani.
Megjithëse shumë prej të rinjve e shohin këtë si një zgjidhje afatmesme, shumica shprehen se nuk e përjashtojnë kthimin në atdhe, nëse kushtet ekonomike dhe profesionale përmirësohen në të ardhmen.