Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Kjo javë në Kosovë do të karakterizohet nga mot kryesisht i vranët, i shoqëruar herë pas here me reshje shiu dhe bore, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK).
Sipas parashikimeve, vranësirat do të jenë të pranishme gjatë gjithë javës, ndërsa deri të mërkurën temperaturat minimale dhe maksimale do të mbeten mbi zero gradë Celsius, me përjashtim të zonave malore ku mund të shfaqen ngrica të lehta.
Nga dita e enjte pritet rënie e ndjeshme e temperaturave, të cilat do të zbresin nën 0°C, me mundësi për reshje bore në disa zona. Temperaturat minimale të premten parashihen deri në -8°C, ndërsa maksimalet deri në 2°C.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës u bën thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar, veçanërisht pjesëmarrësve në trafik, për shkak të ngricave që pritet të jenë më të theksuara drejt fundit të javës.